LSDM, koha për votën “pro” Evropës në Kuvend
Ardhmëria e vendit është në BE...

Ardhmëria e vendit është në BE, ndërsa qytetarët dëshirojnë të jenë pjesë e sajë dhe meritojnë të jenë pjesë e familjes sëmadhe evropiane, kanë deklaruar nga LSDM. VMRO-ja opozitare duhet të vendosë nëse është për BE ose do të mbetet në anën e të Majtës pro ruse.
“Është koha për vote për Evropë në Kuvend, për vazhdimin e rrugës evropiane të shtetit. Përgjegjësi e 120 deputetëve është të përfshihen në procesin e reformave të rëndësishme për ardhmërinë evropiane, për vote për Evropë në Kuvend. VMRO-DPMNE patjetër të vendosë nëse do të mbetet me të Majtën Pro ruse, në bllokun anti evropian ose do ta vendosë interesin shtetërorë në plan të pare dhe do ti bashkangjitet bllokut pro evropian”.
Nga LSDM poashtu theksojnë se kemi shansin historic që duhet shfrytëzuar me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve dhenë kushte kur po realizohen reformat, procesi i skriningut po rrjedh dhe së shpejti do të përfundojë me sukses, ndërsa bisedimet me BE-në janë me identitet të ruajtur maqedonas ashtu sie dhe gjuha dhe kultura.
VMRO-DPMNE, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë
Opozita ka përgjegjësi para qytetarëve dhe shtetit thonë nga partia në pushtet. Por nga VMRO-DPMNE përsërisin qëndrimin se ndryshime kushtetuese në këtë madat nuk do të ketë.
“Mendoj se plotësisht duhet ta mbyllim temën për të ashtuquajturat ndryshime kushtetuese. Përkrahje nga VMRO-DPMNE në këtë përbërje parlamentare me këto kushte për ndryhsime kushtetuese nuk ka dhe mendoj se këtu duhet ta vendosim pikën lidhur me këtë temë dhe të përkushtohemi te temat tjera” – tha Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-së nëse pushteti mendon se kjo është e pranueshme te populli atëherë duhet të shkojmë në zgjedhje parlamentare për të marr mendimin e tyre rreth kësaj çështjeje dhe çështjeve tjera me rëndësi për vendin. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
