Tetovë, vonesa në ndërtimin e bulevardit “Bllagoja Toska”

21.05.2023 18:05

Kanë kaluar një vit që nga rifillimi i punimeve....

Kanë  kaluar një vit që nga rifillimi i punimeve për vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë por punimet vazhdoj të ecin si me hapin e breshkës, kjo pasi kompania kontraktuese, nuk ka intensitetin e duhur të punës, thonë nga komuna e Tetovës.

Banorët e anketuar thonë se ka vonesa të rrugës por kujtojnë shprehjen populloee “Më mir vonë se kurrë”.

“Sikundër shihet puna janë vonuar, por siç thotë populli më mirë vonë se kurrë”. “Prap jemi të kënaqur që kanë arritur deri këtu. Unë jetoj këtu se 50 vite. Është një arrterje jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetin por edhe për ne, thash Zoti bëhet më mirë e vazhdohet më tej.Besoj se do të kryhet nga dalë, nga dalë, gjërat e mira vijnë dalë nga dalë, kryesorja të bëhet, të punohet” – thanë qytetarët e intervistuar.

“Siç edhe po duket Bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë pas 20 vitesh po i vjen fundi. Por përsëri disa banor nga ky bulevard, ankohen se nuk do të ketë kyçje në rrugët dytësore. Por për të sqaruar erdhi udhëheqësi i sektorit për Veprimtari Komunale, Memet Jonuzi, dhe  sqaroi se kjo rrugë do të ketë dalje dhe hyrje në rrugët dytësore”.

Memeti më tej shtoi se Bulevardi, “Bllagoja Toska” do të jetë gati deri në fund të muajit. Për vonesën tha se kanë pasur takim me përfaqësuesit e ndërmarrjes dhe ju kanë premtuar se do rrisin intensitetin e punës.

“Ne kishim një takim me të komunës së Tetovës dhe kompanisë që bënë punimet, ramë dakord që tempoja e punës të zhvillohet më shpejtë. Dhe ne presim rezultat prej asaj që e kemi të premtuar, deri në fund të muajit e kemi afatin që duhet bëhet asfaltimi, megjithatë kjo do varet edhe nga kushtet klimatike. Shpresojm deri në fund të muajit rrugën ta shohim me asfalt, ndriçim publik dhe ndërtimin e trotuareve” – tha Memet Jonuzi nga Komuna e Tetovës.

Ndërtimi i Bulevardit “Bllagoja Toska” do të kapë vlerën e mbi 1.6 milion euro, duke përfshirë këtu edhe shpronësimet e tokave. (Visar Sadiki, TVM2)