Maqedoni
Parashikimi i motit
22.05.2023 08:39
Sot do të jetë moti me vranësira dhe shira ku me të dukshme do të jenë në zonat veriperëndimore....

Sot do të jetë moti me vranësira dhe shira ku me të dukshme do të jenë në zonat veriperëndimore. Orët e mesditës do të sjellin herë pas here intervale të shkurtra me kthjellime përgjatë shtrirjes perëndimore duke lënë vranësira dhe shira të dobëta në gjithë zonën malore. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes pritet shtim i intensitetit të shirave në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C.
Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm, paradite me vranësira dhe diell, pasdite me reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet në 12°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 24°C.
