Maqedoni
Osmani për vizitë pune në Bruksel
22.05.2023 10:51
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë në vizitë pune në Bruksel....

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë në vizitë pune në Bruksel, ku së bashku me kolegët e tij nga rajoni do të marrë pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, kushtuar Ballkanit Perëndimor.
Siç njofton MPJ-ja, përveç pjesëmarrjes në seancë, Osmani do të ketë takim edhe me komisionarin evropian për zgjerim, Oliver Varhei, si dhe do të realizojë takime të shumta me kolegë nga rajoni dhe shtetet anëtare të Unionit.
