Maqedoni

Kuvend, vijon debati për pakon e ligjeve për korridoret

22.05.2023 11:03

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 115-të, në rendin e ditës të së cilës...

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 115-të, në rendin e ditës të së cilës, ndër të tjera, janë edhe pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D. Në rend dite janë ligjet e propozuara për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, Ligjit për Shpronësimin dhe Ligjit për Ndërtesat, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar.

Në seancën e sotme janë edhe ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe ligjit për fitofarmacinë, Ligjit për themelimin e komisionit shtetëror për vendimmarrje në nivelin e dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për monitorimin e komunikimeve, të gjitha me procedurë të shkurtuar. Ndër pikat tjera të kësaj seance janë ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve dhe Ligjit për përmbarim, Projektligji për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë dhe informimi për gjendjen në Këshillin Gjyqësor.