Maqedoni

Krivollak, fillon stërvitja ushtarake “Përgjigjja e shpejtë”

22.05.2023 11:17

Stërvitja “Përgjigjja e shpejtë”, e cila është pjesë e stërvitjes më të madhe shumëkombëshe në Evropë këtë vit...

Stërvitja “Përgjigjja e shpejtë”, e cila është pjesë e stërvitjes më të madhe shumëkombëshe në Evropë këtë vit, fillon sot në terrenin e ushtrisë së URMV-së “Krivollak” dhe do të zgjasë deri më 2 qershor. Stërvitja do të fillojë sot dhe do të jetë stërvitja më e madhe në vend për këtë vit.
 
Në stërvitje të do të marrin pjesë 1.850 persona nga ushtritë e vendeve të Maqedonisë së Veriut, ShBA-së, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Gjithashtu, Ushtria e Maqedonisë së Veriut me rreth 130 pjesëtarë do të marrë pjesë në zbatimin e kësaj stërvitjeje në Gjermani, Slloveni, Kroaci, Kosovë dhe Shqipëri. Qëllimi i stërvitjes është përmirësimi i aftësive ushtarake dhe ndërveprimit të aleatëve dhe partnerëve.