Maqedoni

Kërçovë, fabrikë e re në zonën zhvillimore industriale

22.05.2023 12:09

600 vende të reja pune do të hapë kompania “Avesta Battery and Energy Engineering”...

600 vende të reja pune do të hapë kompania “Avesta Battery and Energy Engineering”, e cila vendosi të investojë rreth 40 milionë euro në Maqedoni, me ç’rast do të hap fabrikë të re në zonën industriale në Zonën Zhvillimore Teknologjiko-Industriale në Kërçovë.
 
Kompania do të prodhojë bateri elektrike për vetura, ndërsa  marrëveshja do të nënshkruhet sot në Bruksel nga drejtori i Drejtorisë së Zonës teknologjike industriale, Jovan Despotovski, në prani të ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.