Botë
Ushrtia ukrainase: Beteja nuk ka përfunduar
22.05.2023 12:33
Edhe pse Rusia pretendon se ka fituar kontrollin e qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut

Edhe pse Rusia pretendon se ka fituar kontrollin e qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut, pas një konflikti të ashpër nëntë-mujor në të cilin kanë vdekur dhjetëra mijëra luftëtarë, udhëheqësit e lartë ushtarakë ukrainas thonë se beteja nuk ka përfunduar.
“Pavarësisht nga fakti që ne tani kontrollojmë një pjesë të vogël të Bakhmutit, rëndësia e mbrojtjes së tij nuk e humbet vlerën e saj”, tha gjenerali Oleksandr Syrskyi, komandanti i forcave tokësore për Forcat e Armatosura të Ukrainës. “Kjo na jep mundësinë të hyjmë në qytet në rast të ndryshimit të situatës. Dhe do të ndodhë patjetër”.
Sidoqoftë, vë në pah Euronews, situata mjegull e luftës e bën të pamundur konfirmimin e situatës në terren në Bakhmut.Ndërkohë ministria ruse e mbrojtjes tha se mercenarët e Wagner të mbështetur nga trupat ruse kishin pushtuar qytetin, por presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Bakhmut nuk ishte plotësisht i pushtuar.
Rreth 55 kilometra në veri të kryeqytetit rajonal të Donjeckut të kontrolluar nga Rusia, Bakhmut ishte një qendër e rëndësishme industriale, e rrethuar nga miniera kripe dhe gipsi dhe shtëpia e rreth 80,000 njerëzve para luftës, në një vend me më shumë se 43 milionë banorë.
