Maqedoni
Ivanovska, KShPK po shqyrton kontratën me “Bechtel – Enka”
22.05.2023 14:29
Antikorrupsioni po e analizon kontratën me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka” për autostradat....

Antikorrupsioni po e analizon kontratën me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka” për autostradat. Lidhur me këtë rast është angazhuar një ekip më i madh me detyra të ndara në mënyrë strikte, tha kryetarja e Komisionit kundër korrupsionit, Biljana Ivanovska.
“Tani më u janë ndarë detyrat këshilltarëve, kemi disa këshilltarë dhe disa prej tyre punojnë në segmentin e prokurimit publik, disa në çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës, disa janë të përfshirë si hetues dhe disa punojnë në analizën e ligjeve, ndryshimet e të cilave janë në procedurë parlamentare dhe duhet të miratohen. Besoni kërkon më shumë kohë dhe analizë.”, - deklaroi kryetarja e KShPK, Biljana Ivanovska.
Ivanovska tha se nuk mund të japë një datë të saktë se kur do të përfundojnë analizat, ndërsa shtoi se ekipi i anti-korrupsionit po punon me angazhim maksimal. Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit hapi çështje për kontratë për ndërtimin e autostradave të korridorit 8 dhe 10-D pas reagimeve të shumta në opinion. Këto komente, Ivanovska i bëri gjatë promovimit të fushatës për luftë kundër korrupsionit me moton “Bëhuni heronj të ndershmërisë”.
GYLTENE SINANI
GAZETARE:
GYLTENE SINANI
