Maqedoni
Lloga: Përvoja është praktika më e mirë
22.05.2023 15:07
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, po merr pjesë në Samitin e Krimit Kibernetik të Evropës Juglindore...

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, po merr pjesë në Samitin e Krimit Kibernetik të Evropës Juglindore, i cili po mbahet në Shibenik të Kroacisë. Duke folur në panel në temën: “Krimi Kibernetik - Kërcënim i Sigurisë në Evropën Juglindore dhe Rëndësia e Bashkëpunimit”, Ministri Lloga porositi se është e nevojshme që çdo vend të sigurojë një mjedis digjital të sigurt, të besueshëm dhe rezistent.
“Siguria kibernetike mund të realizohet vetëm nëse ekzistojnë në dispozicion kapacitete efektive dhe efikase për sigurinë kibernetike, por edhe në qoftë se punohet në parandalimin. Përvoja është praktika më e mirë. Arsimimi i ekspertëve dhe shkëmbimi i përvojave, janë hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit kompjuterik.”, tha Lloga.
Republika e Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar marrëveshje bilaterale me disa shtete për fuqizimin dhe përparimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit kibernetik. Këto marrëveshje sigurojnë bazë ligjore për shkëmbim të informacioneve dhe dëshmive, si dhe për hetime dhe ndjekje të përbashkëta.
