Maqedoni

Këshilli për punë të përgjithshme në Bruksel, diskutoi mes tjerash edhe rajoni

22.05.2023 16:16

Situata aktuale në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe proceset e tyre eurointegruese kanë qenë në fokusin e takimit...

Situata aktuale në vendet e Ballkanit Perëndimor  dhe proceset e tyre eurointegruese kanë qenë në fokusin e takimit joformal të gjashtë diplomatëve nga vendet e rajonit me ministrat e jashtëm të BE-së.
 
Ministri Bujar Osmani ka ripotencuar angazhimin e vendit  për të përmbushur kriteret  për anëtarësim në Union, duke kërkuar njëherit përkushtim, vendosmëri dhe përshpejtim nga BE-ja për integrimin e rajonit.
 
Osmani: Duhet strategji për përshpejtim të integrimit
 
"Interesi ynë i përbashkët është t'i eksplorojmë mënyrat më efektive si ta minojmë  ndikimin e vendeve  të treta jodemoratike në zemrën e Evropës. Duhet një vendim strategjik për integrim  të përshpejtuar të rajonit në BE.", - njoftojnë nga MPJ-ja.
 
Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së: Përkrahim fuqishëm integrimin e Ballkanit Perëndimor
 
Ministrat  e BE-së ripërsërisin mbështetjen e tyre për integrimin Ballkanit Perëndimor, por nënvizojnë edhe plotësimin e kushteve, si dhe fuqizimin e raporteve fqinjësore.
 
“Kroacia i jep përkrahje të fuqishme  zgjerimit me Ballkanin Perëndimor, por  në të njëjtën kohë bëj thirrje për më shumë bashkëpunim lidhur me raportet ndërfqinjësore, gjegjësisht e përfshirjen e sundimit të ligjit, principet e demokracisë,  ndërkaq përafrimi me politikën  e jashtme të sigurisë  mbetet  kruciale.”, - deklaroi ministri i jashtëm i Kroacisë, Gordan Radman. 
 
“Diskutimi për Ballkanin Perëndimor do të jetë një mundësi e mirë i për të përsëritur përkrahjen e fuqishme për integrimin e  këtij rajoni.”, - theksoi ministri i jashtëm i Rumanisë, Bogdan Auresku. 
 
Këshilli për Punë të Përgjithshme në Bruksel diskutoi edhe  agresionin rus në Ukrainë,  për bririn e Afrikës, Azinë Qendrore, si  dhe për çështjet tjera aktuale me rëndësi politike në skenën ndërkombëtare.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU