Maqedoni

Kuvend, debat i ashpër midis pushtetit dhe opozitës

22.05.2023 16:38

Ka vazhduar diskutimi në Kuvend i pesë ligjeve të nevojshme...

Ka vazhduar diskutimi në Kuvend i pesë ligjeve të nevojshme, të cilat duhet të kalojnë me procedura të përshpejtuara, të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D.
 
Ky debat edhe njëherë ka përplasur ashpër pozitën dhe opozitën, duke mos kursyer edhe akuzat më të rënda, të cilat i drejtuan për njëri-tjetrin. Për pozitën, ky është një projekt strategjik, ndërsa për opozitën është vetëm tentative e Qeverisë për të grabitur mjete të qytetarëve. 
 
“Ju kanë mbetur çastet e fundit të qeverisjes suaj, shkelja e ligjeve nga Bllagoja Boçvarskit dhe Ejup Rustemit, tejkalimi i kompetencave të tyre zyrtare është vepër penale, për të cilën ju një ditë do të jepni përgjegjësi.”, - deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Joolevski. 
 
Por, i menjëhershëm ka qenë kundër-reagimi nga ana e oponentëve.
 
“Nuk janë të vërteta, ata që i nderuari deputet i kishte në diskutim, sepse me ndryshimet e propozuara në ligjin për ndërtim nuk do të prishet e as të cenohet asnjë segment i procesit të ndërtimit.”, - theksoi zëvendësministri i Ministrisë për Transport, Bekim Rexhepi. 
 
“Ndërmarrja e cila është përzgjedh si mbikëqyrës dhe të cilën e kritikuan, është e njëjta ndërmarrje me të cilën ju jeni mburrë me punën e saj në autostradën Kërçovë-Ohër.”, - u shpreh deputetja e LSDM-së, Marija Georgievska.
 
Nga VMRO-DPMNE akuzuan edhe për mosmbarimin e autostradës Shkup-Bllacë. Ndërsa, Zhaklina Llazarevska nga LSDM pohoi se gjithkush do të kishte të drejtë të flasë për krim në autostrada përpos VMRO-DPMNE-së. Debati për pesë ligjet vazhdon në Kuvend, por me akuza dhe kundërakuza të rënda mes pozitës dhe opozitës. 
 
FITIM KRYEZIU