Maqedoni

Këshilli Gjyqësor paraqiten veprime të dyshimta, ndërhyn policia

22.05.2023 17:00

Shërbimet policore kanë vepruar në kuadër të zyrave të Këshillit Gjyqësor...

Shërbimet policore kanë vepruar në kuadër të zyrave të Këshillit Gjyqësor, për të vërtetuar nëse janë të sakta dyshimet e njërit nga anëtarët e Këshillit se dikush fshehurazi ka hyrë në zyrën e tij. Shërbimet policore i kanë shikuar kamerat e sigurisë, ndërsa kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, tani për tani nuk kumton se çka është zbuluar.
 
“Në kolegjiumin e punës diskutuam për atë se ka parashikime individuale të disa kolegëve për disa dyshime, hyrje të dikujt në zyrë dhe të ngjashme. Ato janë parashikime individuale.”, - deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.
 
Deri te Këshilli Gjyqësor ka arritur edhe parashtresë për veprim korruptiv gjatë regjistrimit të kandidatëve në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik. Ka pasur edhe një paraqitje kundër një gjykatësi suprem nga Shtipi, për marrjen e mitos.
 
Gjykatësi në fjalë në kundërvlerë të mitos ka ofruar zgjidhjen e lëndëve civile dhe penale. Parashtresa është dorëzuar për veprim të mëtutjeshëm në prokurori.
 
“Kur kemi parashtresa nga profili i indikacioneve apo pretendimeve se bëhet fjalë për veprime apo elemente korruptive, pa marrë parasysh nëse parashtresa është anonime apo nga ndonjë person, praktikë e Këshillit është se pas veprimit për këto parashtresa, ajo të procesuohet në prokurori për veprim të tyre.”, - theksoi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.
 
Për shkak të plotësimit të kushteve për pensionim, së fundmi Këshilli ka konstatuar ndërprerje të funksionit të gjykatësit për katër gjykatës nga Manastiri, Prilepi, Kërçova dhe Tetova.
 
FLORIJE KAMBERI