Maqedoni

Parashikimi i motit

23.05.2023 08:41

Moti sot do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti sot do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Dita nis me kthjellime deri në mesditë e më pas gradualisht vranësira. Në orët e pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë relieveve malore me intensitet deri mesatar.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 13°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 21 deri në 28°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me diell dhe vranësira mesatare, pasdite me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 11°C ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27°C.