Dy stuhi godasin Australinë

20.02.2015 13:40

Dy stuhi të mëdha kanë goditur Australinë, duke sjellë erëra të fuqishme të cilat kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe kanë detyruar evakuimin e zonave bregdetare...

Stuhia “Marcia” ka goditur bregdetin e Shtetit Kuinslend. Duke zbarkuar si stuhi e kategorisë së pestë, ajo tani ka rënë në kategorinë e tretë, por parashikuesit e motit paralajmërojnë reshje të furishme shiu.

Një tjetër stuhi, e quajtur “Lam”, ka goditur ndërkaq territorin verior të Australisë. Nuk është raportuar për të lënduar.