Denveri kualifikohet në finalen madhe të NBA-së
23.05.2023 09:32
Denver Nuggets për herë të parë në histori ka arritur në finale të madhe të NBA-së....
Denver Nuggets për herë të parë në histori ka arritur në finale të madhe të NBA-së. Këta në natën mes të hënës dhe të martës mposhtën LA Lakers në udhëtim me rezultatin 113:111, duke e përmbyllur kështu serinë finale të Konferencës Perëndimore të NBA-së me rezultatin 4:0. Nikola Jokiq me 30 pikë, 14 kërcime e 13 asistime ishte më meritori për fitoren e Lakersit. Më këtë ai u bë basketbollisti i parë që ka shënuar tetë “"triple-double".
Deri më tani rekordin e mbante me Wilt Chamberlain i cili në vitin 1967 në fanellën e Philadelphia, kishte shtatë "triple-double" në sezonë. Te Lakersi më efikasi ishte LeBron James që shënoi 40 pikë, 10 kërcime e nëntë asistime. Anthony Davis realizoi dyshifror të dyfishtë prej 21 pikëve e 14 kërcimeve. James në çerekun e parë shënoi 21 pikë, që paraqet rekord personal për pikët e shënuara në një gjysmë lojë. Denveri në finale të NBA-së do ta presë fituesin e serisë finale të Konferencës Lindore mes Miami Heat e Boston Celtics. Miami Heat po kryeson 3:0 në fitore.