Polaku Marciniak referon finalen e Champions League

23.05.2023 09:35

Më 10 qershor të gjithë sytë e tifozëve të futbollit do të përqendrohen në Stamboll...

Më 10 qershor të gjithë sytë e tifozëve të futbollit do të përqendrohen në Stamboll dhe do të fokusohen te finalja e Champions League mes Manchester Cityt dhe Interit, akti i fundit i një udhëtimi shumë të gjatë që do të dekretojë kampionët e rinj të Europës. Polaku Szymon Marciniak do të jetë arbitri i finales së Champions League.
 
Marciniak, 42 vjeç, ndërkombëtar që nga viti 2011, tashmë ka marrë drejtimin e tetë ndeshjeve të Champions këtë sezon, duke përfshirë play-off-in, por është në finalen e tij të parë të kompeticionit më të mirë evropian pasi mori drejtimin e finales së Kupës së Botës në Katar midis Argjentinës dhe Francës. Ai tashmë e ka arbitruar City-n në ndeshjen e dytë gjysmëfinale me Real Madridin këtë sezon. Drejtues të linjës do të jenë polakët Paëel Sokolnicki dhe Tomasz Listkieëicz, gjyqtari i katërt është rumuni Istvan Kovacs, ndërsa arbitri në Var, Tomasz Kwiatowski dhe ndihmësi i tij, Bartosz Frankowski, janë gjithashtu polakë.