Maqedoni

Kuvend, debat për ndryshimet ligjore të propozuara

23.05.2023 10:05

Në Komisionin për çështje evropiane sot duhet të shqyrtohet propozimi i pestë dhe i fundit ligjor nga pakoja e ligjeve...

Në Komisionin për çështje evropiane sot duhet të shqyrtohet propozimi i pestë dhe i fundit ligjor nga pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për Zbatimin e Projektit të Ndërtimit të Korridorit Infrastrukturor 8 dhe Korridorit 10-D në Republikën e Maqedonisë së Veriut me procedurë të shkurtuar.

Në seancë plenare deri më tani ka përfunduar debati për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësim dhe për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për  ndërtim, të gjitha sipas procedures të shkurtuar. Mbetet propozimi i pestë dhe i fundit ligjor nga paketa e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d - Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridoreve infrastrukturore 8 dhe 10d  të gjitha sipas procedurës së shkurtuar.
 
Kryetarja e Komisionit për antikoorupsion , Biljana Ivanovska dje ka theksuar se kanë marrë Marrëveshjen me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka” dhe se janë në fazën e analizës me çrast do të punojë një ekip më i madh për këtë çështje, ndërsa  detyrat e këshilltarëve tashmë janë ndarë.