Botë
Të shtëna me armë zjarri në Beograd, plagoset një shtetas i RMV-së
23.05.2023 10:24
Nga të shtënat me armë zjarri, mbrëmë në Beograd është plagosur edhe shtetasi i Maqedonisë së Veriut...

Nga të shtënat me armë zjarri, mbrëmë në Beograd është plagosur edhe shtetasi i Maqedonisë së Veriut me iniciale D.L. 21 vjeç. Siç raportojnë mediat serbe, shtetasi i Maqedonisë është viktimë krejtësisht aksidentale nga të shtënat me armë zjarri, ku mbeti i plagosur A.P. 26 vjeç. Sipas mediave serbe pas kësaj u ndalua N. F. 20 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë dhe ka plagosur dy persona në Vraçar të hënën rreth orës 19:40.
Siç njofton “Informer”, objektiv i sulmit ka qenë A.P., ndërsa D.L. ka qenë në vendin e gabuar dhe është plagosur në dy vende nga plumbat e shkrepura. A.P. kishte deri në 12 kallëzime penale dhe dosje policore. Për të ishte lëshuar edhe një urdhërarrest. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas informacioneve fillestare nuk kanë rrezik për jetën. Sipas burimeve të hetimit, shkak i të shtënave ka qenë një konfrontim mes dy grupeve kriminale, raporton gazeta serbe “Informer”, dhe qëllimi ka qenë që të qëllohet 26-vjeçari A.P.
