Maqedoni

Pendarovski për vizitë pune në Belgjikë

23.05.2023 10:43

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Mbretërinë e Belgjikës...

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Mbretërinë e Belgjikës, sot do të ketë një audiencë me mbretin Filip dhe do të ketë takime me kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Alexander De Cro, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamenti belg, Eliane Tillier dhe presidenten e Senatit të Parlamentit belg, Stephanie D'Oss.

 
Presidenti Pendarovski, sot në Bruksel do të mbajë fjalim në një ngjarje për prezantimin e mundësive për investime në Maqedoninë e Veriut, organizuar nga Agjencia për eksport dhe investime të huaja të Valonisë (AWEX), Agjencia për Investime dhe Tregti e Flanders (FIT) dhe Agjencia për mbështetjen e biznesit në Bruksel, HAB Bruksel. Në kuadër të vizitës së punës në Belgjikë, dje presidenti Pendarovski iu drejtua përfaqësuesve të kompanive belge, para të cilëve u prezantuan potencialet ekonomike dhe mundësitë për investime në Maqedoninë e Veriut.