Maqedoni
Kryeparlamentari Xhaferi në Vatikan kryeson delegacionin shtetëror
23.05.2023 11:04
Kryeparlamentari Talat Xhaferi kryeson delegacionin shtetëror në Vatikan shoqëruar nga disa deputetë...

Kryeparlamentari Talat Xhaferi kryeson delegacionin shtetëror në Vatikan shoqëruar nga disa deputetë, nga drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, Darian Sotirovski, Mitropoliti z. Pimen, Mitropoliti i Tetovës-Gostivarit z. Josif, At Mitko Gazinkovski nga Kisha Ortodokse Maqedonase dhe At Zoran Stojanov nga Kisha Katolike. Xhaferi sot do të ketë një takim me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Republikës së Italisë, Lorenzo Fontana, ndërsa pasdite do të ndjekë koncertin e studentëve të vitit të tretë në MBUC, Goce Zlatev dhe Magdalena Drmaç.
Delegacioni maqedonas do të marrë pjesë në lutjen në bazilikën “San Clemente” në Romë, ku do të vendosë kurorë me lule në varrin e Shën Kirilit, e më pas do të shikojë ekspozitën e artistit nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ameti, e cila është e vendosur në ambasadën e Selisë së Shenjtë. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi,nesër pasdite do të vendosë lule para memorialit – pllakës në gjuhën maqedonase për nder të Shën Kirilit në bazilikën “Santa Maria Mggiore”.
Të enjten, Kryetari i Kuvendit e përfundon vizitën e tij në Romë dhe Vatikan me një takim me përfaqësues të Qendrës për Ndërtimin e Faltores së Nënë Terezës.
