Botë
Shtëpia e Bardhë, hetim për aksident me kamion
23.05.2023 12:14
Shoferi i një kamioni është arrestuar pasi u përplas me barrierat e sigurisë përballë Shtëpisë së Bardhë të hënën mbrëma....

Shoferi i një kamioni është arrestuar pasi u përplas me barrierat e sigurisë përballë Shtëpisë së Bardhë të hënën mbrëma, raporton BBC. Një zyrtar i Shërbimit Sekret atje tha se askush nuk ishte lënduar, më vonë duke shtuar se kamioni ishte konsideruar i sigurt dhe se hetimet fillestare sugjeruan se përplasja mund të ishte e qëllimshme.
Disa rrugë lokale dhe zona për këmbësorët u mbyllën, por shoferi i kamionit nuk u identifikua menjëherë. WUSA , një stacion televiziv i lidhur me CBS që mbulon Uashington DC citoi një dëshmitar të thoshte se shoferi kishte goditur barrierat për herë të dytë, pas përplasjes fillestare.
