Struga TL, Ballkani dhe fituesja e Superiores rrezikojnë short të vështirë në Champions

23.05.2023 14:02

Struga TL dhe Ballkani kanë arritur zyrtarisht të fitojnë titujt kampion në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë...

Struga TL dhe Ballkani kanë arritur zyrtarisht të fitojnë titujt kampion në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, njëkohësisht kanë siguruar dhe pjesëmarrjen në raundin e parë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve. Për shkak të koeficientit të ulët, të dyja këto ekipe ndodhen në vazon e jofavoritëve. Po ashtu dhe skuadra kampione e Shqipërisë do të jetë në vazon e dytë, për shkak se si Tirana, edhe Partizani nuk kanë koeficientin e mjaftueshëm për të qenë në vazon e skuadrave favorite.Pjesa më e madhe e ekipeve që marrin pjesë në raundin e parë të kualifikueseve tekampionët janë përcaktuar, ashtu si dhe vazot e këtij raundi. Kampionia e Turqisë që ende nuk është përcaktuar konsiderohet si kundërshtarja më e fortë.
 
Titulli në elitën e futbollit turk do të ndahet mes Gallatasarayt dhe Fenerbahces. Qarabag është një tjetër kundërshtar i mundshëm për Struga TL, Ballkanin dhe kampionen e Shqipërisë, ashtu si dhe Zrinjski. Skuadra të tjera me koeficient të lartë janë dhe Ferencvaros, Slovan Bratislava, SheriffTiraspol, Astana, MaccabiHaifa. Po ashtu dhe kampionia e Bullgarisë ndodhet në vazon e parë, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nëse do të jetë CSKA Sofia apo Ludogorets.
 
Ekipe disi më të pranueshme mund të jenë Zhalgiris, skuadër me të cilën luajti Ballkani edicionin e shkuar, Flora Talin, ShamrockRovers, The NeëSaints, ndërkohë që Olimpia e Lubljanës dhe Helsinki janë dy ekipet e tjera që janë në vazon e parë, të cilat kanë bërë një progres të konsiderueshëm në vitet e fundit. Shorti i raundit të parë të kualifikueseve të Ligës së kampionëve do të hidhet më 20 qershor.