Maqedoni

Pendarovski takon zyrtarët e Belgjikës, i njofton për sfidat aktuale të shtetit

23.05.2023 16:17

Belgjika përkrahë fuqishëm procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski...

Belgjika përkrahë fuqishëm procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, pas takimit me kryeministrin belg De-Kro dhe mbretin Philip. Në takimet e përbashkëta bashkëbiseduesit kanë konfirmuar mbështetjen e tyre në tejkalimin e sfidave të brendshme, respektivisht e që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese. Në takim është  biseduar edhe raporti pozitiv në kuadër të NATO-s, si vlerë e shtuar për ndërtimin e një Evrope të fuqishme dhe stabile. 
 
“Pata takim  edhe me kryeministrin e Belgjikës, të cilët e riafirmuan përkrahjen në raport të eurointegrimit në veçanti në obligimet më të reja që i kemi tani në raport me ndryshimet kushtetuese  dhe përkrahjen politike, dorën në zemër, asnjëherë nuk ka munguar nga mbretëria belge.”, - deklaroi kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski. 
 
Pendarovski ka takuar edhe mërgimtarët që jetojnë dhe punojnë në Belgjikë. Është komunikuar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe biznesor.
 
“Me Belgjikën, përveç përkrahjes permanente politike kemi edhe  bashkëpunim solid ekonomik në të dy anët,  marrë parasysh numrat dhe të dhënat. Kemi edhe Diasporë të madhe këtu, e cila rritet nga vitit në vit e shërben si urë për lidhjen e mes dy shteteve e në veçantë mes dy komuniteteve të biznesit.”, - theksoi kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski. 
 
Maqedonia e Veriut dhe Belgjika shënojnë 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me ç’rast  është theksuar  interesi për rritjen dhe përparimin e  raporteve  bilaterale. Në fokus ka qenë edhe lufta në Ukrainë  dhe angazhimet  për asistencën dhënë këtij vendi në kuadër të paktit verio-atlantik.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU