Ukraina kërkon nga OKB-ja mision të sigurisë

20.02.2015 13:57

Ukraina fton paqeruajtësit evropianë që ta zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit në lindje të Ukrainës, pasi një nga qytetet kryesore, Debaltseve, tashmë është nën kontrollin e rebelëve pro-rusë...

Një kërkesë e tillë është miratuar nga Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare i Ukrainës me kërkesë të presidentit, Petro Poroshenko.

President i Ukrainës ka bërë të ditur se gjashtë ushtarë të Ukrainës janë vrarë para “tërheqjes së planifikuar dhe organizuar” nga Debaltseve, por nuk dihet vendndodhja e dhjetëra të tjerëve.