Xhaferi në Itali, manifestimi tadicional"Shën Kirili"
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi...

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi po udhëheq delegacionin shtetëror-kishtar në manifestimin tradicional në nder të" Shën Kirilit "në Republikën e Italisë dhe selinë e shenjtë.
Në takimin me Kryetarin e Parlamentit të Italisë, Lorenco Fontana ,u bisedua për mundësinë e investimeve të Italisë në RMV dhuke mos lënë anash angazhimin e vendit për antarësim në BE.
“Republika e Italisë është ndër 10 shtetet më të pranishme me ekonomi në RMV dhe në këtë kontekst është i përgjithshëm konstatimi se mundet të përmirësohet pjesmarrja e tyre për investimet në RMV. Shkëmbyem mendime edhe për ndodhitë strategjike dhe të tjera në botë si pasojë e luftës në Ukraninë. Z.Lorencon e interesonte edhe lëvizja jonë në afrimin e nevojave për mbarimin e skriningut dhe hapi i ardhëshëm sa i përket obligimeve që kemi për hapjen e negociatave me BE-në” – tha Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
