Tetovë, digjitalizimi i shërbimeve administrative

23.05.2023 18:40

Komuna e Tetovës do të digjitalizojë....

Komuna e Tetovës do të digjitalizojë shërbimet administrative me fonde nga BE-së. Për këtë qëllim janë dhënë më shumë se gjysmë milioni euro.

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, thotë digjitalizimi do të mundësojë administë më transparente dhe shërbime më cilësore. Ai shpreson që me projektin evropian të formojë një platformë që do të ofrojë digjitalizim të plotë të shërbimeve të ofruara nga vetëqeverisja lokale për qytetarët.

Në situatë kur vendi nuk ka decentralizim serioz, fondet dhe projektet evropiane janë shumë të rëndësishme për komunat dhe qytetarët.

“Ne jemi tashmë në këtë fazë duke projektuar se cilat shërbime i kemi, platformën që do të duhet të përmbajë të gjitha ato shërbime dhe do të shohim se cilat shërbime do të duhet të jenë dixhitale në mënyrë që qytetarët të mund t'i marrin të gjitha shërbimet në një platformë në të ardhmen” – u shpreh Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Tani është më se e nevojshme të shfrytëzohen fondet evropiane, që të mos paguajmë çmimin më vonë, thonë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

“Nëse nuk e zbatojmë këtë projekt dhe projekte të tjera siç duhet çmimin do të paguajmë të gjithë më vonë sepse të gjithë e dimë që tani jemi në procesin e negociatave midis vendit tuaj dhe BE-së kështu që është mirë që ta kemi proejkte të menduara  dhe të realizuara mirë që të jeni të gatshëm për anëtarësim” – deklaroi Stefen Hudolin, Udhëheqës i bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së.

Me fonde nga BE-ja po punohet edhe për ndërtimin e stacionit të filtrimit të ujërave të zeza për rajonin e Tetovës, në vlerë prej 25 milionë euro. (Visar Sadiki, TVM2)