Kontakt-qendra e Kadastrës, informacione edhe në shqip

20.02.2015 16:01

Agjencia e Kadastrës së Patundshmërive tanimë ka vënë në shërbim të qytetarëve, shfrytëzuesve profesionalë dhe të punësuarve në këtë agjenci Qendrën moderne për Kontakt...

Në linjën pa pagesë 0800-80-800, qytetarët do të mund të paraqesin vërejtjet për të punësuarit në kadastër për ryshfet dhe korrupsion, të marrin informata për statusin e një lënde konkrete, si dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me punën e kadastrës.

“Një nga përfitimet e formimit të Kontakt-qendrës është edhe mundësia nëpërmjet paraqitjeve direkte në linjën telefonike pa pagesë të ndiqet edhe ajo se sa janë të kënaqur klientët nga puna e kadastrës, por edhe mundësi në formë aplikative të krijohen dhe ndiqen anketa, me qëllim që të merren informacione më të detajuara”- deklaroi drejtori i Kadastrës, Sllavçe Tërpeski.

Në Kontakt-qendër do të ketë info-linjë të veçantë për shfrytëzuesit profesionalë të sportelit elektronik dhe info-linjë të veçantë për investime të huaja dhe kompani vendore të biznesit.

Kontakt-qendra do të punojë çdo ditë nga ora 8:30 deri në orën 16:30, ndërsa informacionet do të mund të merren në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, ndërsa pyetjet qytetarët do të mund t’i parashtrojnë edhe nëpërmjet postës elektronike në: [email protected]. (Gyltene Sinani, TVM2)