Botë

Rusia granaton rajonin Herson të Ukrainës

24.05.2023 10:04

Të paktën dy civilë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në rajonin jugor Herson të Ukrainës për shkak të bombardimeve të kryera nga Rusia...

Të paktën dy civilë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në rajonin jugor Herson të Ukrainës për shkak të bombardimeve të kryera nga Rusia, tha një zyrtar ukrainas.Ndërkohë, ushtria ukrainase raportoi se luftimet për kontrollin e qytetit lindor të Bahmutit ende po vazhdojnë.
 
Në Ukrainën lindore, lufta për kontrollin e Bahmutit dhe rrethinave të tij është ende në vazhdim, me mbrojtësit ukrainas që zmbrapsën 26 sulme nga forcat ruse gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës .Drejtimet kryesore të sulmit të Rusisë përqendrohen rreth linjës së frontit Bahmut-Avdivka-Marinka, e cila mbetet epiqendra e luftimeve në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck.
 
Si Rusia, ashtu edhe Ukraina, kanë pretenduar se po arrijnë sukses gjatë luftimeve në Bahmut.Rusia pretendon se e ka qytetin nën kontrollin e saj pas një muaj luftimesh që besohet të kenë marrë mijëra viktima, por ushtria ukrainase thotë se ka përparuar në krahët verior dhe jugor të qytetit, duke synuar ta rrethojë atë.Ndërkohë, u raportua se luftimet rreth rajonit të Belgorodit të Rusisë një ditë pasi luftëtarët e armatosur që dyshohet se vinin nga brenda Ukrainës nisën një nga inkursionet më të mëdha ndërkufitare që nga fillimi i luftës.Qeveria ukrainase ka mohuar çdo rol në këtë ngjarje.