Maqedoni

Xhaferi në Itali, manifestimi tadicional "Shën Kirili"

24.05.2023 10:23

Një delegacion shtetëror kishtar ndodhet në Romë dhe Vatikan me rastin e kremtimit të festës së Shën Kirilit dhe Metodi...

Një delegacion shtetëror kishtar ndodhet në Romë dhe Vatikan me rastin e kremtimit të festës së Shën Kirilit dhe Metodit. Ai udhëhiqet nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Kreu i Kuvendi, Talat Xhaferi gjatë vizitës së tij në Romë ka takuar Papa Françeskun, me çrast ka pçotencuar se të dyja vendet  i lidhin personalitetet si Nënë Tereza dhe vëllezërit Kirili dhe Metodi.

 
“Në Audiencën te Papa Francisk ia urova 10  vjetorin e Pontifikatit dhe i urova jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe kryerje të suksesshme të detyrës së shenjtë. Dy vendet tona kanë lidhje historike të pandashme përmes personaliteteve të rëndësishme nga e kaluara e përbashkët  shkupjanja dhe shqiptarja jonë Nënë Tereza dhe apostujt e shenjtë Kirili dhe Metodi.”, shkruan Xhaferi.