Botë
Komisioni i Punëve të Jashtme të PE-së diskuton miratimin e raportit të RMV-së
24.05.2023 10:49
Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian sot dhe nesër mban seancë...

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian sot dhe nesër mban seancë, në rendin e ditës së të cilit ndër të tjera është diskutimi dhe votimi i Raportit për progresin e Maqedonisë së Veriut nga raportuesi i PE-së për vendin nga eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchuk, i përgatitur sipas raportit të Komisionit Evropian, e në të cilin theksohet përkushtimi i vazhdueshëm i Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Evropian.
Në dokument janë paraqitur 320 amendamente, ku përmendet viti 2030 si data kur vendi duhet të plotësojë kushtet për anëtarësim në BE, të cilat duhet të shqyrtohen nga anëtarët e Komisionit për punë të jashtme.Në draft tekstin e eurodeputetit Kyucuk, theksohet se zgjerimi i BE-së është investim gjeostrategjik në paqen afatgjatë dhe se Maqedonia e Veriut është vendosur si partner i besueshëm dhe ka zbatuar reforma të përhershme në rrugën evropiane. Dokumenti përshëndet angazhimin e vazhdueshëm të vendit për integrimin në Bashkim, i cili bazohet në përparimin e qëndrueshëm në sigurimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore, duke lëvizur drejt përafrimin e politikave ndërsektorale.Draft dokumenti, u bën thirrje politikëbërësve të vendit të inkurajojnë një konsensus kombëtar për integrimin në BE dhe të punojnë drejt qëllimit ambicioz për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin deri në vitin 2030.Kyçuk shpreh shqetësimin për "vonesën e panevojshme të procesit të pranimit" dhe thekson "nevojen për të forcuar transparencën, përgjegjshmërinë dhe gjithëpërfshirjen e procesit, duke përfshirë dimensionin e tij parlamentar".
