Maqedoni

Autobusët privatë rikthen në rrugët e Shkupit

24.05.2023 11:02

Transportuesit privatë do t’i rikthehen punës në transportin publik të Qytetit të Shkupit....

Transportuesit privatë do t’i rikthehen punës në transportin publik të Qytetit të Shkupit. Kështu njoftuan nga NTP Shkup, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes drejtorit të ri të ndërmarrjes, Kërste Petkovski dhe transportuesve privatë.
 
Gjithsej 105 autobusë modernë privatë që i plotësojnë standardet mjedisore, sipas thirrjes publike, do të qarkullojnë në rrugët e Shkupit.Ata do të shërbejnë në linjat: 23, 45, 61, 63, 73, 9, 11, 11A, 12, 47A, 55, 19, 20, 22, 52 dhe 54.
 
“Me mënyrën e re të punës dhe standardizimin në transportin publik, qytetarët do të kenë shërbim cilësor dhe në kohë, kurse buxhetet e Qytetit të Shkupit dhe NTP Shkup do të mbrohen nga keqpërdorimet dhe arbitrariteti që ka qenë praktikë në të kaluarën”, thuhet në njoftim e NTP-së.