Maqedoni

Sindikata e Pavarur e Arsimit në protestë kundër bashkimit të lëndëve mësimore

24.05.2023 11:17

Sindikata e Pavarur e Arsimit ka filluar protestën përballë Kuvendit....

Sindikata e Pavarur e Arsimit ka filluar protestën përballë Kuvendit. Pjesëmarrësit në protestë do të lëvizin drejt godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kërkesat e protestës janë: të mos bashkohen lëndët gjeografi, histori. kimi , biologji ,etikë informatikë dhe arsim teknik si dhe të respektohen marrveshjet kolektive. 
 
"Jemi të pakënaqur edhe me mosrespektimin e marrëveshjeve kolektive në sektorin e arsimit. Aktualisht, paga më e ulët për shkallën më të ulët të kompleksitetit është 12.000 denarë neto dhe kemi qenë dëshmitarë se paga minimale në vend është 20.175 denarë neto.  Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka vullnet për të respektuar ligjet, dhe paralelisht me të gjitha, jemi dëshmitarë sesi zyrtarët publikë zbatuan menjëherë  vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe morën 78% rritje të pagave.", thonë nga Sindikata e pavarur e punonjësve arsimor.