Botë

Zjarr vdekjeprurës në konviktin në Guajana

24.05.2023 11:40

Zjarrin vdekjeprurës në një konvikt shkolle në Guajana duket se është shkaktuar nga një nxënëse e cila ishte e zemëruar..

Zjarrin  vdekjeprurës në një konvikt shkolle në Guajana duket se është shkaktuar nga një nxënëse e cila ishte e zemëruar se i ishte marrë celulari i saj, thonë zyrtarët.19 persona, kryesisht studente, u vranë nga zjarri në këtë vend i cili ndodhet në bregun e Atlantikut të Veriut të Amerikës së Jugut.
 
Konvikti thuhet se ishte i kyçur dhe dritaret ishin në mbuluara, ku e bënë të pamundur daljen jashtë të studentëve.Adoleshentja e dyshuar aktualisht ndodhet në spital me djegie dhe thuhet se ka pranuar zjarrvënien.Zjarri u ndez në zonën e banjës dhe përfshiu të gjithë ndërtesën, e cila ishte pjesërisht prej druri dhe strehonte 57 nxënës në atë kohë.Të mbijetuarit e incidentit në qytetin qendror Mahdia, treguan se u zgjuan në mes të natës nga britmat.Sipas një raporti të Associated Press, vajza akuzohet se ka paralajmëruar këtë gjë, pasi u ndëshkua për një marrëdhënie me një burrë të moshuar.