Maqedoni

24 maj, shënohet dita e iluministëve, ”Krili dhe Metodi”

24.05.2023 10:32

Sot shënohet dita e shenjtorëve, vëllezërve Kiril dhe Metodi, të cilët njihen si iluministë...

Sot shënohet dita e shenjtorëve, vëllezërve Kiril dhe Metodi, të cilët njihen si iluministë, krijues të alfabetit dhe gramatikës dhe për veprën e tyre misionare për mësimin e shkrim-leximit dhe shpërndarjen e ortodoksizmit në zhvillimin kulturor të të gjithë sllovenëve. Me këtë rast urime dërguan presidenti Stevo Pendarovski dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
 
Sipas Pendarovskit, falë punës së tyre, ne maqedonasit, si pjesë e familjes së kombeve sllave, kemi mundësinë dhe bekimin që të zhvillojmë kulturën, artin, arsimin dhe shkencën tonë në gjuhën tonë amtare. Dhe njëmbëdhjetë shekuj pas vdekjes së tyre, vepra universale e vëllezërve thesalonikas i kapërcen kornizat fetare, kombëtare dhe ideologjike dhe është një shembull i humanizmit, altruizmit dhe drejtësisë, ndërkohë lideri i bdi së ali ahmeti potencon se bashkarisht marrim obligimin që të ruajmë dhe promovojmë gjuhën maqedonase. 
 
"Të dashur bashkëqytetarë, urime dita e iluministëve të arsimit sllovenë “Kiril dhe Metodi”. Me veprën e tyre u zhvillua edhe gjuha moderne maqedonase, që përfaqëson veçantitë e popullit maqedonas, maqedonasve tanë. Në frymën e shoqërisë multietnike që po ndërtojmë së bashku, le të kujtojmë në këtë ditë të rëndësishme se bashkërisht marrim përsipër obligimin që ta ruajmë, kultivojmë dhe promovojmë artikulimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase në të njëjtën mënyrë siç  bëjmë edhe për veçantitë e identitetit maqedonas. Gëzuar festën.", tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.