Southgate zbulon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Maqedonisë
Pak më herët se sa pritej, seleksionuesi i Anglisë, Gareth Southgate....

Pak më herët se sa pritej, seleksionuesi i Anglisë, Gareth Southgate, ka bërë të ditur listën e lojtarëve në të cilët do të llogarisë për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, e cila do të luhet më 19 qershor në “Old Trafford” të Mançesterit.
Dueli është i vlefshëm për xhiron e katërt në grupin kualifikues në eliminatoret për EURO 2024.
Lista përfshin emra të mëdhenj që me vite mbrojnë ngjyrat e “Albionit krenar” si Pickford, Maguire, Stones, Ëalker, Bellingham, Henderson, Rice, Foden, Kane, Rashford, Saka, Grealish e të tjerë.
Me këtë, Southgate dëshmon se nuk do të rrezikoj asgjë, pasi listën e lojtarëve të grumbulluar, ai e quajti më të mirën që ka për momentin, por edhe për ndeshjen me Maltën që luhet tre ditë më parë sesa sfida me të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit. Kujtojmë se dëri më tash në këto eliminatore, në grupin 1, Anglia ka luajtur dy ndeshje dhe ka dy fitore, ndaj Ukrainës dhe Italisë, ndërsa një fitore në një takim e ka edhe Maqedonia e Veriut, pas triumfit kundër Maltës në shtëpi në muajin mars.
