Lloga takoi zv.ndihmës prokurorin amerikan
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga....

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka takaur në Shibenik, Zëvendësndihmës Prokurorin Publik dhe Këshilltar për Çështje Ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brus Shvarc.
Lloga dhe Shvarc biseduan lidhur me bashkëpunimin në nivel global në luftën kundër krimit kompjuterik. Teknologjia është duke ndryshuar në mënyrë shumë të përshpejtuar dhe me këtë edhe struktura e krimit. Shtetet duhet t’i ndjekin ndryshimet e këtilla dhe ta hetojnë, ta gjurmojnë e zbulojnë krimin. Lloga, shprehu falënderim ndaj SHBA-ve për bashkëpunimin e deritanishëm, posaçërisht në pjesën e ndihmës nëpërmjet të ekspertëve në Ligjin për Kodin Penal (LKP), me theks të veçantë në nenin për dëshmi në formë elektronike.
Në takim u bisedua për nismën për nënshkrimin e marrëveshjes për ekstradim.
Ministri u falënderua për trajnimet në polici, gjyqësor dhe prokurori. Për vendin tonë me rëndësi të madhe është edhe ndihma nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për procesin e digjitalizimit, sigurisë kibernetike, luftën kundër narkotikëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Në këtë takim, Ministri Lloga, mori ftesë për vizitë zyrtare në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, thuhet në njoftimin e Misnitrisë së drejtësisë.
