Maqedoni

Parashikimi i motit

25.05.2023 09:04

Vijon rritja e mëtejshme e vlerave barike gjatë orëve të paradites duke sjellë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin...

Vijon rritja e mëtejshme e vlerave barike gjatë orëve të paradites duke sjellë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të jetë prezente deri pas mesdite kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira si fillim në zonat malore veriore dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, megjithatë shirat do të jenë në sasi të pakta.
 
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 29°C. 
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me diell dhe vranësira mesatare, pasdite në disa pjesë të luginës do të jetë jo-stabil me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 12°C ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26°C.