Botë

Bajden: Të ndalohet shitja e armëve automatike

25.05.2023 09:46

Presidenti amerikan Biden ka kërkuar sërish ndalimin e shitjes së armëve automatike...

Presidenti amerikan Biden ka kërkuar sërish ndalimin e shitjes së armëve automatike në përvjetorin e parë të të shtënave masive në një shkollë në Teksas.
 
Ai tha se ishte një ditë e vështirë për familjet pasi ndezën qirinj në kujtim të 19 fëmijëve dhe dy mësuesve të vrarë në shkollën fillore.
 
Biden ka kërkuar vazhdimisht miratimin e ligjeve për armët. Republikanët, të cilët kontrollojnë një nga dy dhomat e Kongresit, kundërshtojnë çdo shtrëngim të ligjeve të armëve.