Sahiti me Hajdukun fiton Kupën e Kroacisë

25.05.2023 10:12

Dy futbollistët kosovarë Emir Sahiti e Elvis Letaj kanë arritur sukses të madh të mërkurën mbrëma me Hajdukun e Splitit....

Dy futbollistët kosovarë Emir Sahiti e Elvis Letaj kanë arritur sukses të madh të mërkurën mbrëma me Hajdukun e Splitit. Këta kanë fituar Kupën e Kroacisë në futboll me skuadrën dalmati ne. Në finalen  e luajtur në Rjekë, Hajduku fitoi 2:0 ndaj Shibenikut.
 
Sahiti luajti deri në minutën e 80-të, ndërsa Letaj qëndroi në stol. Hajduku e ka fituar Kupën e Kroacisë për herë të tetë dhe për herë të dytë rresht. Kjo skuadër që ka gjashtë tituj të kampionit të Kroacisë, për titull po pret që nga viti 2005. Kjo ishte vetëm finalja e dytë për skuadrën e Shibenikut, e cila po në sezonin 2009./10,  ishte mundur nga Hajduku.