AEK fiton Kupën e Greqisë

25.05.2023 10:14

Finalja greke mes AEK-ut dhe PAOK-ut u luajt ditën e sotme në stadiumin e Volosit...

Finalja greke mes AEK-ut dhe PAOK-ut u luajt ditën e sotme në stadiumin e Volosit, pa praninë e tifozëve, teksa ishin verdhe zinjtë e AEK-ut që triumfuan me rezultatin 2-0. Në këtë duel protagonist u bë edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Lazaros Rota, që në minutën e gjashtë u ndëshkuar me karton të kuq, për ndërhyrje nga mbrapa ndaj kundërshtarit.
 
Golat për skuadrën e AEK-ut u shënuan nga Moukoudi në minutën e 26-të dhe Fernandez në minutën 90+2’. Kjo ndeshje duhej të zhvillohej në stadiumin “Air Albania”, po, për shkak të koncertit të këngëtarit grek Nikos Vertis, kjo   finale nuk u luajt në Tiranë.