Ramadani asiston Aberdeeni siguroi garat e UEFA-s
25.05.2023 10:16
Ylber Ramadani ka regjistruar asistim në fitoren e thellë të Aberdeenit të mërkurën mbrëma....

Ylber Ramadani ka regjistruar asistim në fitoren e thellë të Aberdeenit të mërkurën mbrëma. Aberdeeni fitoi 3:0 në shtëpi ndaj St. Mirrenit, në ndeshjen e xhiros së 37-të të elitës së futbollit të Skocise. Ramadani asistoi në golin e tretë të skuadrës në minutën e 49-të. Ai luajti deri në minutën e 71-të.
Për të ishte asistimi i tretë i edicionit, ndërsa e ka edhe një gol të shënuar. Me këtë fitore, Aberdeeni ka siguruar kualifikimet e Ligës së Konferencës. Është në pozitën e tretë me 57 pikë.
