Alioski e ka fjalën, do të mbetet ose jo te Fenerbahçe
25.05.2023 10:17
Ezgjan Alioski do të luajë te Fenerbahçe deri në fund të sezonit dhe më pas duhet të kthehet në Arabinë Saudite...

Ezgjan Alioski do të luajë te Fenerbahçe deri në fund të sezonit dhe më pas duhet të kthehet në Arabinë Saudite, te skuadra e tij Al-Ahli. Por, ka mundësi që skuadra turke ta blejë Alioskin, reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut, por ekziston një kusht për të cilin do të vendosë vetë futbollisti, shkruajnë mediat turke të mërkurën.
Paga vjetore e Alioskit në Al-Ahli është 3.3 milionë dollarë, por skuadra e madhe turke paguan vetëm 25% të pagës së tij, ndërsa 75% tjetër paguhet nga skuadra që e ka nën kontratë, pasi në Turqi, Alioski është vetëm i huazuar. Slioski është i huazuar deri në fund të sezonit, pa klauzolë blerjeje pas përfundimit. Ai ka dhënë sinjale së fundmi se mund të rikthehet, por e ardhmja e tij pritet të qartësohet në javët në vazhdim. 31-vjeçari ka një gol e dy asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.
