Trabzoni ka gjetur zëvendësimin për Bardhin
25.05.2023 10:19
Skuadra turke Trabzon duket se e ka gjetur zëvendësimin për futbollistin shqiptar Enis Bardhi....

Skuadra turke Trabzon duket se e ka gjetur zëvendësimin për futbollistin shqiptar Enis Bardhi. Mësohet se Trabzonspor ka hyrë në negociata me grekun Dimitris Pelkas, që mund të jetë zëvendësuesi i Bardhit.
Lojtari aktual i Fenerbahces mund të vijë në Trabzon, por fillimisht skuadra duhet të shesë Bardhin dhe më pas të bëhet transferimi i grekut. Paratë që do të marrë nga Bardhi (përflitet 2.5 milionë euro) do t'i drejtojë te Pelkas dhe Trabzon shpreson që kjo të ndodhë në ditët në vijim, shkruajnë mediat turke.
