Interi fiton Kupën e Italisë
25.05.2023 10:21
Interi është fitues i Kupës së Italisë për të nëntën herë në historinë e tij, e dyta radhazi...

Interi është fitues i Kupës së Italisë për të nëntën herë në historinë e tij, e dyta radhazi, duke mundur Fiorentinën 2-1 në finalen e zhvilluar në stadiumin Olimpico të Romës.
Finalja 2-1 në Olimpico mban firmën e Lautaro Martinez, autori i dyfishtë vendimtar dhe gjithnjë e më shumë kopertina e Interit, në pritje të kupës tjetër, atë me veshë të mëdhenj. Interi më 10 qershor paraqitet në finale të Ligës së Kampionëve. Në Stamboll do të përballet me Mançester Sitin.
