Botë

Rusia sulmon me dron Kievin, mbrojtaj ukrainase neutralizon fluturaket

25.05.2023 10:23

Shpërthime janë dëgjuar gjatë natës në kryeqytetin Kiev dhe në katër rajone të tjera të Ukrainës, Kharkiv, Lviv, Rivne dhe Khmelnytskyi....

Ushtria ruse sulmoi përsëri Kievin nga ajri. Më herët, armiku përdori dronët Shahed. Sulmi ishte masiv dhe u zhvillua në disa valë.Sipas kreut të administratës ushtarake të qytetit të Kievit, Sergei Popka, Kievi është ende një nga objektivat kryesore të armikut në këtë luftë.
 
“Ushtria ruse lëshoi dronë për të sulmuar kryeqytetin në grupe dhe në intervale. Në total, alarmi zgjati më shumë se 3 orë, por mbrojtja e Ukrainës nuk i dhanë një shans agresorit. Të gjitha objektivat e zbuluara ajrore që lëviznin në drejtim të Kievit u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore. Sulmet ndaj Kievit nuk lejohen! Për të mijtën herë, falënderojmë Forcat e Mbrojtjes Ajrore për punën e tyre të shkëlqyer.”, tha Popko.
 
Ai shtoi se ky është tashmë sulmi i dymbëdhjetë nga qielli në kryeqytet në maj. Kësaj i ka paraprirë pushimi më i gjatë i këtij muaji, i cili ka zgjatur katër ditë.Përveç Kievit, “Shahedim” sulmuan rajonet e Lviv, Khmelnytskyi dhe Bukovina.