Maqedoni
Rruga magjistrale Kumanovë-Stracin, projekt i rëndësisë vitale për qytetarët
25.05.2023 11:04
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevsk...

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski lëshoi zyrtarisht në funksion rrugën magjistrale Kumanovë - Stracin. Ky proket është me rëndësi të veçantë për qytetarët por edhe për zhvillim të barabartë të ekonomisë dhe arrinë vlerën 12 milion euro u tha me kët rast.
"Kjo rrugë magjistrale që është pjesë e korridorit 8 është me rëndësi vitale jo vetëm për kët rajon por edhe për tërë shtetin. Lidhja e rrugëve lokale dhe rajoanel me koordoret kryesore do të thotë lidhje me vendet fqinje, me vendet evropiane dhe ky është prioriteti ynë strategjik. Për mua është me rëndësi të veçantë lindja dhe verilindja që për shum vite ishin të harruara tani po zhvillohen me infrastrukture modern rrugore.", tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
