Maqedoni

Kuvend, pritet votim për katër ligjet për ndërtimin e korridoreve

25.05.2023 11:20

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë mbledhjen e 115-të plenare në të cilën në rend dite janë rreth 30 pikë...

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë mbledhjen e 115-të plenare në të cilën në rend dite janë rreth 30 pikë, ndërsa mes tyre janë edhe ligjet lidhur me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d.Për katër prej tyre ka përfunduar debati dhe vetëm duhet të votohet.
 
Sot pritet të fillojë edhe debati për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për konstatimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatim të projektit për ndërtim të Korridorit infrastrukturor 8 aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë  dhe Korridorit 10 D aksi në autostradën Prilep Manastir, me procedurë të shkurtuar.