Botë

Varhei për vizitë në Kosovë, takime me qeverinë dhe opozitën

25.05.2023 11:56

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olivier Varhei, do të vizitojë sot Kosovën....

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olivier Varhei, do të vizitojë sot Kosovën. Ai pritet të takohet të takohet me krerët shtetërorë, si dhe me përfaqësuesit e opozitës.
 
“Këto takime do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit, si dhe reformat kryesore, duke përfshirë fushën e reformës në drejtësi, tranzicionit energjetik dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i Varhelyit.
 
Është bërë e ditur po ashtu se komisioneri Varhelyi dhe ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, do të lancojnë Programin për Çështjet e Brendshme BE-Kosovë, me qëllim që të harmonizohen më tej veprimet e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar me standardet e BE-së.