Balotazhi, Bashkimi dhe Vëllazërimi luajnë për ligën e dytë

25.05.2023 15:14

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM), përmes shortit ka caktuar dyshet e ndeshjeve të balotazhit...

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM), përmes shortit ka caktuar dyshet e ndeshjeve të balotazhit për kualifikim në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë, në të cilën do të luajnë pesë skuadrat kampione nga Liga e Tretë dhe Teteksi nga Liga e dytë. Shorti deshi që në këto ndeshje të përballen:
 
  • Bashkimi (Kumanovë) – Vëllazërimi (Kërçovë)
  • Teteksi (Tetovë) – Osogova (Koçan)
  • Vardari (Negotinë) - Novaci (Novaci Manastir)
 
Skuadrat fituese të këtyre ndeshjeve do të kualifikohen direkt në Ligën e Dytë Unike, ndërsa dy nga tri skuadrat humbëse përmes shortit do të sigurojnë të drejtët për të garuar në Ligën e Dytë. Të gjitha ndeshjet do të luhen të dielën me fillim në ora 17:00. Bashkimi dhe Vëllazërimi do të përballen në Tetovë.